Hetuesit në Kinë kanë dalë në përfundimin se aksidenti me autobusin e nxënësve që mori 21 jetë, ishte i qëllimshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinën jugore ku një autobus me maturantë doli nga rruga dhe u fundos në një rezervuar aty pranë.
Tashmë si duket është zbuluar se shoferi, i mërzitur sepse qeveria do t’i shembte shtëpinë, kaloi disa kori nga rruga që po ndiqte dhe e drejtoi mjetin drejt ujit.
Shoferi, i cili humbi jetën në përplasjen e së martës, “shënjestroi me dashje” pasagjerët e tij duke kaluar gjashtë korsi trafiku dhe u hodh në rezervuar, njoftoi departamenti i policisë së qytetit të Anshun.
Shoferi, i identifikuar vetëm me mbiemrin Zhang, ishte i pakënaqur që shtëpia e tij e marrë me qira të shkatërrohej dhe kishte konsumuar alkool pak para shembjes, thuhet në deklaratë.
Lexo edhe: Autobusi përfundon në rezervuar, 21 të vdekur dhe 16 të plagosur në Kinë
Veç 21 viktimave, si pasojë e ngjarjes së rëndë, mbetën të plagosur 15 persona.
Në autobus po udhëtonin gjimnazistë të vitit të fundit të cilët ishin rrugës për të marrë në provimet kombëtare për t’u pranuar në shkollë të lartë. /abcnews.al/