I vuri zjarr kullotave në Orikum, në pranga 57-vjeçari

schedule08:44 - 28 Mars, 2022

schedule 08:44 - 28 Mars, 2022

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i ka vënë qëllimisht zjarrin kullotave në Orikum.

Mësohet se 57-vjeçari me iniciale L.H është banues në Orikum dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!