“I vrava se u zunë me djalin”. Këto ishin fjalët e para në polici të autorit të vrasjes së dyfishtë në Fier, 49-vjeçarit Altin Kuka.
Pasi u shoqërua në komisariat, Kuka deklaroi se viktimat, Ladimir dhe Gramoz Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij, disa ditë më parë.
Kjo u bë shkak që vetë 49-vjeçari të debatonte fillimisht me dy personat, të cilët më pas i qëlloi për vdekje me kallashnikov./abcnews.al