I vranë babain, shpallen në kërkim autorët e plagosjes së të riut në Mirditë

schedule09:49 - 23 Nëntor, 2019

schedule 09:49 - 23 Nëntor, 2019

Policia ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së 26-vjeçarit ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirdite.

Mësohet se palët jane konfliktuar fillimisht me njeri tjetrin per motive ende te paqarta qe i referohen konflikteve te vjetra.

I plagosuri është Frederik Leka, 26 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, mësohet se në vitin 2013, të riut i kanë vrarë babain. Ndërsa kjo ngjarje ende nuk është zbardhur.

Njoftimi i policisë:

Mirditë, Lezhë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al