I vodhën shtëpinë, Ribery konfirmon: Nuk largohem nga Fiorentina!

schedule14:59 - 8 Korrik, 2020

schedule 14:59 - 8 Korrik, 2020

Ditët e fundit po flitet shumë për një largim të mundshëm të Franck Ribery nga Fiorentina. Sulmuesi francez nuk ndihet më i sigurt në Itali, sidomos pas ngjarjes të së dielës ku hajdutët bastisën shtëpinë e tij në Firence. Kujtojmë që Ribery postoi një video në “Instagram”, ku shprehej se do të merrte një vendim me familjen e tij për të ardhmen e tij tek ekipi violë.

Megjithatë ka qenë ish-portieri, Sébastien Frey, ai që ka qetësuar tifozët e Fiorentinës. Në një intervistë për “Radio Toscana”, Frey shprehet se Ribery nuk do të largohet dhe kërkon të ndihmojë klubin të rikthehet aty ku e ka vendin. “Franck e pëlqen Firencen dhe nuk e ka menduar kurrë largimin. Fola me të këtë mëngjes dhe ai kërkon të sqarojë se nuk ka thënë kurrë se do të largohet nga Italia.

”Ribery theksoi se do të merrte një vendim për të mbrojtur familjen e tij. Ai dëshiron të respektojë kontratën e tij dhe gjithashtu kërkon të rikthejë ekipin në nivelet e larta. Nuk do të më pëlqente që Franck të bëhet nga një hero në tradhtar. Ai vetë ma konfirmoi këtë mëngjes se nuk do të largohet dhe më kërkoi që t’ia përcillja mesazhin”, mbyll Frey, i cili numëron më shumë se 200 ndeshje me fanellën e Fiorentinës. /abcnews.al