I vihet flaka një makinë në Durrës, shoqërohen 2 persona

schedule11:13 - 5 Maj, 2021

schedule 11:13 - 5 Maj, 2021

Durrës –  Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës së djeshme.

Mësohet se në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Njoftohet se në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/