I theu kockat biznesmenit, kush ndodhej në makinën e prokurorit që u sharrua me plumba

schedule18:13 - 1 Nëntor, 2019

schedule 18:13 - 1 Nëntor, 2019

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me një viktimë të dyshuar dhe dy të plagosur. Makina drejt së cilës është qëlluar i përket prokurorit Arjan Ndoji.

Dyshohet për një viktimë, por kjo nuk është ende e konfirmuar.

Gazetarja e Abc News bën me dije se njëri prej personave që ndodhej në makinën e prokurorit Ndoji ishte një personazh i njohur për policinë.

Bëhet fjalë për Landi Muharremin, i cili në vitin 2016 u akuzua se rrahu keq biznesmenin libanez Fadi Mitri që po investonte në zonën e Durrësit. Ky i fundit është në gjendje të rëndë.

Landi Muharremi

Pas rrahjes nga grupi i Landi Muharremit, biznesmeni u largua menjëherë nga Shqipëria. /abcnews.al