“I thashë nuk je më shoqja ime”, Andi Lila flet për rrengun që i bëri gruaja dhe Piranjat

schedule08:55 - 25 Nëntor, 2022

schedule 08:55 - 25 Nëntor, 2022

Andi Lila ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për librin autobiografik që ka publikuar. Libri që sapo ka publikuar flet për karrierën e tij sportive, përmes të cilit tregon fillimet në këtë sport, sfidat, vështirësitë dhe fitoret përgjatë gjithë këtyre viteve.

LEXO EDHE: KAMERA E FSHEHTË/ Andi Lilës i bëjnë “gol” 25 mijë euro, ish-futbollisti për pak bëhet aktor

Ai u ndal dhe te kamera e fshehtë që i bënë “Piranjat” disa javë më parë. Gazetarët e “Piranjave” me ndihmën e bashkëshortes dhe mikut të tij të ngushtë, e bënë futbollistin të besonte se mund të niste një karrierë në aktrim. Ndërkohë, në “Abc e mëngjesit”, ai tregoi se si reagoi pas këtij rrengu.

Ishin dy njerëz që nuk ma priste mendja kurrë. U mërzita dhe dy ditë nuk shkova në stërvitje. Më thanë do të bëhesh aktor filmi dhe thashë hajde. Është bërë film për Maradonën dhe Andi Lila, ku ta gjej. Reagova pas ashpër. Iu thashë ju nuk jeni më shokët e mi, dhe gruas nuk je shoqja ime. Tani vetëm njihemi”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!