“I thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit”, Milatoviç: 5 vitet e ardhshme do të sjellim Malin e Zi  në BE

schedule23:01 - 2 Prill, 2023

schedule 23:01 - 2 Prill, 2023

“Sot është nata që e kemi pritur për më shumë se 30 vjet”, tha presidenti i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili mposhti bindshëm kandidatin e DPS-së, Milo Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidencial.

Milatoviç tha se Mali i Zi sonte bëri një hap  përpara dhe “i tha lamtumirë regjimit të vjetëruar të Gjukanoviç” dhe bëri një hap drejt një Mali të Zi gjithnjë e më evropian.

“Ju e shihni forcën e Malit të Zi të përbashkët. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. Ne i thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, theksoi ai.

Milatoviç tha se premton të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Në pesë vitet e ardhshme, ne do ta sjellim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, kurrë nuk do të vijnë më konflikte nga Mali i Zi ndaj ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian,” shtoi presidenti i ri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!