I shtypën qenin me makinë, si i plagosi Ibrahim Duda dy vëllezërit në Sarandë

schedule10:18 - 25 Prill, 2022

schedule 10:18 - 25 Prill, 2022

SARANDË – Ibrahim Duda është autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërit adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç.

Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se sherri ka ndodhur për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.

Pas ngjarjes autori u arratis, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Duda njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!