Gazetari amerikan Gabriel Sherman në një postim në Twitter shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i pyeti mjekët nëse kishte rrezik që të vdiste si miku i tij.
“A do të përfundoj si Stan Chera?” Këto janë fjalët që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha mjekëve që e mjekuan në Shtëpinë e Bardhë para se ta transferonin në spital për t’u mjekuar nga koronavirusi.
Gazetari citon burime të Partisë Republikane që tregojnë se “situata e Trump, përkundër asaj që thonë mjekët, është më e keqe nga sa duket“./ db/Abcnews.al


