Ashtu siç kishte kërkuar, Lefter Maliqi është i fundit në listën e LSI-së për qarkun e Beratit.
Monika Kryemadhi tha se si do të ishte i shtati në Berat, ndërkohë që të preferuarit e kryetarit janë Ardit Ccela dhe Blenard Nonaj, të cilët janë i pari dhe i dyti në qarkun ku LSI pretendon dy mandate, shkruan abcnews.al.
Por çfarë do të thotë listimi i Maliqit si të fundit dhe pse u bë kjo?
Me këtë veprim, Kryemadhi nuk ka dashur të prishë qejfin e bazës së LSI-së në Berat për shkak se Maliqi është një figurë që ka kaluar shumë parti. Nisur nga kjo, në fund të listës ai do të kërkojë vota personale në qarkun e Beratit duke synuar marrjen e mandatit për vete ndërkohë që maksimalizon edhe votat për LSI-në.
Lexo edhe: EMRAT/ Kryemadhi në tre qarqe, këta janë të gjithë kandidatët e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit
Kodi Zgjedhor parashikon përmbysjen e listës së kryetarit në rastet kur njëri prej kandidatëve merr më shumë vota se mesatarja e votave që ka marrë për çdo mandat partia.
Në këtë mënyrë, përmes votave personale, Maliqi synon që të rrëmbejë mandatin duke rrezikuar vendin e dytë të listës së LSI-së, pikërisht Blenadn Nonajn nëse partia merr dy mandate. /abcnews.al