Policia në Lezhë ka finalizuar operacionin e koduar “Sergate” për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë Bledar Delia, banues në Balldre, Lezhë.
Delia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi fishekë luftarakë, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al/