I shpallur në kërkim, arrestohet 33-vjeçari

schedule09:19 - 12 Janar, 2021

schedule 09:19 - 12 Janar, 2021

33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” është arrestuar këtë të martë nga uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.

Autoritetet raportojnë se 28-vjeçari është shpallur në kërkim, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  1. A.K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!