I shoqi dhe djali humbën jetën në aksident, gruaja shqiptare kalon në koma

schedule16:25 - 24 Gusht, 2018

schedule 16:25 - 24 Gusht, 2018

Një familje shqiptare u përfshi në një aksident tragjik të dielën në Ontario të Kanadasë. Nga ngjarja mbetën të vdekur në vend at e bir, Fatos Metko, 45 vjeç dhe Fioralb Metko, 14 vjeç si  dhe u plagosën e shoqja e 45-vjeçarit, Maralba dhe vajza Brianna.

Presidenti i Shoqatës shqiptaro-kanadeze në Calgary, Ilir Kuqi, ka treguar për mediat vendase se Maralba Metko tashmë është në gjendje kritike për jetën dhe ka kaluar në gjendje kome. Ndërkohë, vajza e tyre 9-vjeçare, Brianna, është përmirësuar ndjeshëm fizikisht.

Kuqi është shprehur për mediat vendase se komuniteti shqiptar atje ka krijuar një llogari për të dhuruar para për familjen dhe deri më tani janë mbledhur 13 mijë dollarë.

Familja shqiptare me origjinë nga Erseka po vizitonte Ontarion pasi planifikonte të zhvendosej aty që të ishte më pranë të afërmve, të cilët jetojnë në Michigan. Policia njoftoi se 45-vjeçari Metko dhe djali i tij vdiqën pasi goditën fillimisht një dre dhe pasi dolën nga rruga u përplasën me një makinë tjetër në një autostradë të vendit.

Fatos Metko punonte prej nëntë vjetësh si shef kuzhine në Calgary. Kolegët e tij e njihnin atë si punëtorin model dhe që ndihmonte gjithmonë të tjerët.

Nga aksidenti mbetën të vdekura edhe dy kanadeze, Cynthia Caraoa dhe Anika Caraoa. Ndërkohë tre persona të tjerë që udhëtonin me to mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital me dëmtime të rënda./abcnews.al