I riu me “Benz” përplas kalimtarin në Fier

schedule20:44 - 24 Shkurt, 2021

schedule 20:44 - 24 Shkurt, 2021

Një kalimtar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një makinë në Fier. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos.

Drejtuesi i makinës tip “Benz” që shkaktoi aksidentin është një 33-vjeçar me inicialet D. Xh., ndërsa i plagosuri ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ db/ Abcnews.al