PSG ka në skuadër dy nga yjet më të mëdhenj të globit, Kilyan Mbappe dhe Neymar Jr. Të dy janë në vitet e fundit të kontratave të tyre dhe në Paris po bëhet maksimumi për t’i mbajtur.
Drejtori sportiv, Leonardo e ka pohuar edhe më parë se po punon për të rinovuar me dyshen e njohur, teksa ende nuk ka një marrëveshje. Në lidhje me këtë çështje për mediet franceze ka folur edhe mesfushori Verratti.
Ylli i francezëve nuk e mohon aspak dëshirën e madhe për të qëndruar Mbappe e Neymar dhe shprehet se çdo ditë i pyet nëse do qëndrojnë. Sipas Verrattit të dy do të rinovojnë me nënkampionët e Europës.
“Çdo ditë i kërkoj Neymar dhe Mbappe të qëndrojnë. Ndonjëherë i them Kylian: Nënshkruat, firmose? Mendoj se nuk do të vonojë shumë kur ata të arrijnë një marrëveshje, sepse ata të dy janë të lumtur këtu”, u shpreh Verratti. /abcnews.al