Arbër Çyrbja rikthehet në Superiore pas një sezoni në Kosovë me Gjilanin. Sulmuesi anësor bashkohet me Gugash Maganin, me të cilin ka punuar më parë te Teutës.
“Arber Çyrbja është lojtari i radhës që firmos me KF Egnatian. Shijakasi ka firmosur me Egnatian për 2 sezone duke besuar tek projekti i presidentit Agim Demrozi”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.
Çyrbja është produkt i skuadrës së Teutës, ndërkohë që për pak kohë ka luajtur edhe me Elbasanin e Kukësi. Këta të fundit madje paguan 100 mijë euro te durrsakët për ta transferuar verën e vitit 2018. /abcnews.al