I padëshiruar te Real Madrid, merret vendimi për të ardhmen e Bale

schedule20:59 - 27 Mars, 2021

schedule 20:59 - 27 Mars, 2021

Gareth Bale u huazua për një sezon te Tottenham dhe ia ka dalë të rikthehet në formën e tij më të mirë. Javët e fundit kanë qenë pozitive për sulmuesin nga Uellsi. Gola dhe asiste për skuadrën e Jose Mourinhos, me 31-vjeçarin që ka rigjetur buzëqeshjen pas shumë kohësh.

Dëshira e tij është të rikthehet në fund të sezonit te Real Madrid, por lojtari britanik nuk bën më pjesë në planet e kampionëve të Spanjës. Kontrata me Realin i përfundon në verën e vitit 2022 dhe Marca raporton se drejtuesit spanjollë kanë vendosur të lënë të lirë në verë.

“Los Blancos” nuk kërkojnë para, mjafton që të lirohen nga rroga e madhe e lojtarit ofensiv. Bale përfiton 15 milion euro neto në sezon, shumë që në Spanjë kanë vendosur të mos ia japin sezonin e ardhshëm, duke e lejuar të largohet me parametra zero një vit para fundit të kontratës. /abcnews.al