Evropa po digjet, i nxehti vret 238 persona për një javë në Portugali

schedule21:03 - 17 Korrik, 2022

schedule 21:03 - 17 Korrik, 2022

Të paktën 238 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave rekord në Portugali  në vetëm një javë.

Shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar me sëmundje ekzistuese, tha ministria e Shëndetësisë së vendit.

Temperaturat iu afruan 50°C në qytetin Pinhao të enjten, një rekord në korrik. zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë, Spanjën fqinje, Francën dhe Kroacinë në 10 ditët e fundit, duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen.

Më shumë se 3,000 zjarrfikës kanë luftuar për të vënë nën kontroll flakët të intensifikuara nga erërat e forta në Portugali, shkruan metro.uk.

Zjarret kanë shkatërruar rreth 30,000 hektarë tokë vetëm këtë vit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!