Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I nxehti kulmon në mesjavë, cilat janë zonat ku termometri pritet të shkojë mbi 40 gradë Celsius

schedule16:09 - 18 Korrik, 2022

schedule 16:09 - 18 Korrik, 2022

Vala e të nxehtit afrikan  që prej disa ditësh ka përfshirë Europën në  Shqipëri parashikohet të kulmojë  të mërkurën. Temperaturat sipas meteorologes Lajda Porja në zona të caktuara do t’i kalojnë  40 gradë Celsius.

Vlerat më ekstreme termometri parashikohet t’i shënojë në Ultësirën Perëndimore ndërsa në bregdet temperaturat do të luhaten nga 35 deri në 38 gradë Celsius.

Problematike situata paraqitet edhe në zonat malore. Pak më freskët pritet te jetë në juglindje të vendit. Shqetësuese sipas meteorologes Lajda Porja do te jetë dhe era ndërsa reshjet do të mungojnë.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit më të cilën po përballet vendi pas asaj në qershor që konsiderohet dhe me e gjatë e viteve të fundit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!