Sipas MeteoAlb masat ajrore të nxehta dhe të thata më origjinë nga veriu i Afrikës do të përfshijnë vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites.
Pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ku rrezikon edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime dhe temperatura të larta.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 17°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 39°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës deri pasdite mbetët me mot të kthjellët. Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat veriore dhe juglindore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut do të paraqitet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të bëjnë që kthjellimet të jenë dominuese deri pasdite kur do ketë shfaqe të vranësirave të lehta.
Rajoni dhe Europa
Europa jugore do të përfshihet nga i nxehti afrikan duke diktuar kthjellim dhe temperatura të larta. Po ashtu më mot të kthjellët vijon edhe Europa Lindore.
Ndërsa rrebeshe shiu dhe stuhi breshëri do të ketë Europa Qendrore dhe ajo Veriore./abcnews.al/