I moshuari u la në burg, avokati i 68-vjeçarit: Nuk pranon të ketë ngacmuar vajzën e mitur

schedule10:34 - 19 Tetor, 2024

schedule 10:34 - 19 Tetor, 2024

68-vjeçari Iqmet Skënderi u la në burg pas akuza për ngacmim seksual ndaj një të miture. Avokati i tij ka thënë se 68-vjeçari nuk pranon akuzat dhe nuk pranon ta ketë ngacmuar vajzën e mitur.

“Çështja është tepër delikate sepse bëhet fjalë për një fëmijë të mitur. Klienti im nuk pranon asnjë gjë përveç pafajësisë dhe nuk pranon të ketë ngacmuar vajzën e mitur. U vendos arrestimi i ligjshëm dhe masa e arrestit në burg. Ne kërkuam lirim të menjëhershëm të tij pasi sipas pretendimeve dhe akuzave, nuk provohet asnjë lloj dyshimi i arsyeshëm që ky person të vazhdojë të rrijë në masë sigurimi.

Prokuroria ka paraqitur deklarimet e vajzës së mitur dhe nënës së saj. I keni nxjerrë dhe ju në media, vajza ka deklaruar që më ka prekur dhe më ka puthur në buzë, nëna nuk e ka deklaruar këtë fakt. Vetëm këto dy prova janë thelbësore, më pas janë kontrolli i dyqanit, prova relevante për situatën dhe akuzën që i është ngritur, për momentin janë vetëm këto dy prova.

Gjykata vendosi arrestimin e ligjshëm dhe masën e arrestit në burg. Ne kërkuam vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij shtetasi.  Ka deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk e pranon akuzën që i atribuohet. Nuk e shpjegon, nuk është fjala për borxhe në dyqani, thotë që gjithë fshatit i jep veresie kur kanë nevojë. Ka konflikte me nënën e vajzës së mitur pasi ajo i kërkon shpesh telefonin për të marrë njerëz në telefon dhe ky nuk ja jepte”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!