I morën jetën dhe e hodhën në rezervuar pas sherrit për dashurinë, autorët lanë shapkat e viktimës jashtë për të inskenuar vetëvrasje

schedule13:38 - 18 Qershor, 2022

schedule 13:38 - 18 Qershor, 2022

Pasi e vranë dhe e hodhën në rezervuar, autorët tentuan të inskenonin vetëvrasjen e Martin Çeços. Trupi i pajetë i të riut u gjet dy ditë më parë në rezervuarin e fshatit Kolanec në Maliq. Sot policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar, të cilët akuzohen se organizuan vrasjen në bashkëpunim me njëri tjetrin. Të arrestuarit janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Sipas grupit hetimor, ata dyshohet se fillimisht e kanë vrarë të riun duke e mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur ne rezervuar. Pasi kanë kryer krimin, tre autorët janë munduar ta inskenojnë ngjarjen si vetëvrasje. Për ta bërë sa më të besueshme, ata kanë lënë shapkat e viktimës jashtë rezervuarit.

Por, plani nuk ka funksionuar, pasi hetuesit kanë mundur të zbardhin ngjarjen, duke çuar në prangosjen e tyre.

Nga burime mësohet se shkak është bërë një vajzë. 26-vjecari kishte njohje me një vajze me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

Lexo edhe: “Mos fol me këtë vajzën”: Si e nxorën nga shtëpia për ta vrarë tre autorët 26-vjeçarin në Maliq

Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij. Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain. Ka qenë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.

Mësohet gjithashtu se natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeçon në orën 23:00. Ai ka dalë siç ka qenë i veshur në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka. g.v/abcnews.al