“I morëm PD-së asetet”, Rama: Do vaksinohen mësuesit dhe policët, kur je i gjatë nuk pret dot në radhë

schedule16:41 - 25 Shkurt, 2021

schedule 16:41 - 25 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Berat ku u takua me disa përfaqësues të bizneseve të vogla. Rama tha se do bëhet çmos që në sezonin e verës një pjesë e Shqipërisë të jetë çliruar nga frika e infektimit nga COVID, ndërsa shtoi se në radhë pas bluzave të bardha dhe të moshuarve janë mësuesit dhe uniformat blu.

Kreu i qeverisë thumboi të djathtët duke iu referuar këtu kryebashkiakut të Beratit i cili ka ardhur në PS nga radhët e selisë blu.

“Do mbaheni me çdo kusht. Edhe ne ju kemi dhënë mbështetje. Nuk keni tatim fitimi, nuk keni TVSH. Të gjitha në familje. Shpresoj të kemi së shpejti lajme të mira për rritjen e dozave të vaksinës që të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit.

Sfida jonë është të mos humasin tempin që brenda gjysmës së marsit të jenë vaksinuar mjekë dhe infemrierë. Dhe të vazhdojë vaksinim masiv për moshat e thyera, mësuesit dhe punonjësit e policinë në mënyrë që sezonin e verës të marrin frymë lirisht.

Tregtia e vaksinave qenka një tmerr. Unë kam besim që do i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh se mund të rrish në radhë dhe të dorëzohesh. Por në këtë rast gjatësia ndihmon. Ervin Demon ia morëm PD-së. PD i la rrugës asetet. Dhe ne ia kemi marrë”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!