Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I mituri që humbi jetën po qëndronte ulur në lokal”/ Policia arreston dy shoferët e aksidentit në Bërxullë (EMRAT)

schedule10:21 - 4 Qershor, 2023

schedule 10:21 - 4 Qershor, 2023

Policia ka vënë në pranga dy shoferët Erjon Hajdini 30 vjeç dhe Naim Allmeta 63 vjeç që shkaktuan aksidentin me vdekjen e një 10 vjeçari një ditë më parë në Bërxull në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Laknas, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 9 vjeçari.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë  njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje 9 vjeçarin që ishte ulur në një nga tavolinat.



Ndërkaq, në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët janë shprehur se aty nuk ka asnjë sinjalistikë, dhe shprehin shqetësim për ngjarjen e rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!