Një grua është vënë në pranga nga policia e qytetit të Fierit, pasi në prill të këtij viti i ka marrë një personi 7500 Euro. Ajo akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”. 51 vjeçarja Liljana Llapashtica, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier ka qenë e dënuar më parë për “Mashtrim”.
Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”. /abcnews.al