“I lumtur që “Kosheres” do t’i bashkohet Berisha”, Bes Kallaku, Altin Basha dhe Sarah ndajnë “sekretet” e sezonit të ri

schedule16:55 - 28 Shkurt, 2022

schedule 16:55 - 28 Shkurt, 2022

Na ndajnë vetëm katër ditë nga fillimi i sezonit të ri të spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC dhe mesa duket emocionet kanë filluar të ndjehen që tani.

Të ftuar në “ABC e Pasdites”, moderatorja e re, Sarah Berisha, regjisori Altin Basha dhe në lidhje me Skype nga SHBA, aktori Bes Kallaku, kanë ndarë disa sekrete nga ky sezon i ri.

Fillimisht, u fol për Sarën, e cila është edhe risia e “Kosheres” këtë herë.

LEXO EDHE: Moderatorja e re e “Kosheres”, Sarah Berisha: Isha në dush kur më njoftuan, çfarë më tha PM

Regjisori tha se ndihet shumë i lumtur që po punon me një vajzë të re, pasi gjatë gjithë jetës së tij ka qenë edhe pedagog.

“Unë jam marr gjithë jetën time me të rinj se jam edhe pedagog. Edhe ‘Kosherja është në drejtim të të rinjve. Kur diskutuam për moderatore, një nga skenaristet e spektaklit, Benada mullaj më propozoi, Sarën. Pamë disa foto dhe disa video ku shfaqej dhe më pelqeu. Më vjen mirë që është pritur shumë mirë edhe nga publiku, pasi doli lajmi”, u shpreh Altini referuar Sarës.

Nga ana tjetër, Besi nuk kishte si edhe këtë herë të mos bënte humor. Ai madje deklaroi se ndihej i lumtur që do të punonte me Sarën pasi ka të njëjtin mbiemër si ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Gjithmonë me “Kosheren’, gjithmonë me publikun. Kam besimi maksimalisht që do të ketë një energji të mirë. Jam shumë i lumtur që ‘Kosheres’ do t’i bashkohet Sali Berisha, Sarah Berisha. Unë gjithmonë pritshmëritë i kam maksimale, ndryshe nuk do ishim këtu. Mua me Altinin na ka puq zoti”, tha me plot humor Besi.

“Unë jam rritur me humorin e Besit, të them të drejtën prova nuk kemi bërë. Po më ka thënë dhe profesori dhe aktorët e tjerë që ta bën punët më të lehtë.

Janë shumë gjëra se është eksperienca ime e parë, kanë filluar emocionet që tani. Mendoj se javët e para do kem vështirësi, po paastaj do ja marr dorën. Unë profesorin e njoh prej shumë vitesh që kur kam qenë shumë e vogël. Edhe kur bëjmë këto mbledhjet më duket sikur do t’i bërtasi ndonjërit, por jo deri tani ka qenë shumë i mirë. Se di ndoshta është fillimi, por do shohim më vonë”, shtoi moderatorja.

Ndërkohë, regjisori theksoi: “Kam një entuziazëm që eksperienca e Besit mund ta ndihmoj Sarën në këtë program. Ai do të jetë pjesë e emisionit.

Ne të gjithë këtë periudhë e kemi shpenzuar për të parë personazhe të reja, imitime të reja dhe duke qenë një staf i ri gjithmonë piqen për të sjellë energji të reja. E vetmja mënyrë për të marrë kuptim këto gjëra janë audicionet, sepse u japin mundësinë kujdo të shoh rezultatet e veta”./abcnews.al