“I lamë hapësira Izraelit”, Reja: Nesër duam fitoren. E ardhmja? Mendoj për Islandën

schedule17:05 - 26 Shtator, 2022

schedule 17:05 - 26 Shtator, 2022

Edy Reja ishte i pranishëm në konferencën për shtyp për të folur në prag të ndeshjes me Islandën që do të luhet në “Air Albania” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:45.

Gjatë deklaratës së tij tekniku italian nuk la pa përmendur edhe humbjen me Izraelin dy ditë më parë, duke theksuar se gabimet individuale e kanë penalizuar skuadrës.

Sipas Rejës ndryshime do të ketë ndryshim skeme ndaj Islandës për të provuar fitoren, ndërsa trajneri nuk preferoi të thoshte asgjë sa i takon të ardhmes së tij.

Një fitore në 9 ndeshjet e fundit? E kemi folur shpesh pse nuk po marrim rezultatin, kemi bërë paraqitje të mira në miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë ashtu siç luajtëm  mirë edhe ndaj Polonisë pavarësisht se nuk kemi fituar. Flasim për gabime individuale, kundërshtarët po shfrytëzojnë gabimet tona.  Është shumë e rëndësishme të qëndrojmë bashkë dhe të analizojmë gabimet dhe ti përmirësojmë ato. Të dy golat ishin dhurata dhe i lamë shumë hapësirë Izraelit. Të tilla gabimet nuk duhet të ndodhin kurrsesi.

Ndryshime në skemë ndaj Islandës? Sigurisht se mund te ketë ndryshime. Është normale të shikoj gjithë grupin kur janë dy ndeshje afër, dhe un do të bëj ndryshime por nesër do të ndaj skemën. janë 5-6 lojtarë nuk kanë shumë minuta në këmbë dhe duhet të bëj vlerësimet e mia, duhet të shikojmë edhe formën e tyre. Sigurisht do ketë ndryshime.

Shqipëria nuk ka përmbysur asnjëherë rezultatin? Na ka ndodhur shpesh që në minutat e fundit na rezultati na ka ndryshuar. Kur pëson gol e përjeton keq, sepse kur pëson gol duhet të kesh karakter për të qenë të qetë dhe për të reaguar siç duhet. Është e gjitha çështje karakteri për të përmbysur rezultatin. Në Izrael duhet të ishim të më ekuilibruar, por pjesa psikologjike nuk na ndihmoi. Ekipi duhet të reagojë.

E ardhmja? Unë në këtë momente mendoj vetëm për Islandën dhe për asgjë tjetër.

Gjendja psikologjike e skuadrës? Ndaj Islandës duhet të jemi sa më në formë në aspektin psikologjik. Kritikat nuk i ndjej shumë, ndoshta lojtarët më shumë. Lojtarët duhet të reagojnë mirë dhe të kenë formën e duhur në fushën e lojës. Është një skuadër që mund ta mposhtim  duke shmangur edhe gabimet e përfolura. Duhet të jemi të qetë në fushën e lojës. Nëse nuk luajmë me impenjimin e duhur dhe me karakterin e duhur atëherë do të ketë probleme, pastaj shtohen edhe gabimet. Ndaj Islandës duhet të tregojmë karakter sepse ata janë të fortë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!