“I kuqi s’ishte, u përballëm me kokën lart me Realin. Në Madrid për kualifikim”

schedule23:17 - 24 Shkurt, 2021

schedule 23:17 - 24 Shkurt, 2021

Atalanta-Real Madrid përfundoi me rezultatin 0-1. Dueli i parë i raundit të 1/8 të Champions League, përfundoi me suksesin e “Los Blancos”, që iu falën një goli shumë të bukur të mbrojtësit Mendy katër minuta përpara fundit të takimit.

Skuadra italiane luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 17-të pas largimit me të kuq të Remo Freuler. Mbrojtësi i bergamaskëve, Rafael Toloi proteston për kartonin e kuq, vlerëson lojën e Atalantës dhe beson akoma te kualifikimi.

Luftuam deri në fund përballë Realit, edhe pse në inferioritet numerik prej fillimit të ndeshjes. Faulli i Freuler nuk ishte për karton të kuq, unë dhe Romero ishim aty afër gati për të ndërhyrë. Me dhjetë lojtarë gjithçka vështirësohet.

Pavarësisht kësaj, u mbrojtëm shumë mirë dhe jemi në lojë për t’u kualifikuar. Ata janë Real Madrid, por ne treguam se mund të përballemi si të barabartë me ta. Ia dolëm të krijojmë disa raste të rrezikshme dhe me 10 lojtarë.

Ne jemi një ekip shumë luftarak dhe mund të bëjmë mirë kundër çdo kundërshtari. Mos harroni që do të luajmë një tjetër ndeshje kundër Realit, mund t’ia dalim të kualifikohemi në çerekfinale“, përfundoi mbrojtësi brazilian. /abcnews.al