I jepet lamtumira, mjeshtrit të madh të valles Rexhep Çeliku

schedule16:22 - 13 Janar, 2018

schedule 16:22 - 13 Janar, 2018

Kolegë, miq, artistë dhe artdashës i kanë dhëne lamtumirën mes lotësh dhe kurorave me lule, mjeshtrit të valles shqipe Rexhep Çeliku. Homazhet u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar.

Qytetarë të shumtë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, miq, artistë politikanë dhe artdashës, kanë kryer homazhe në Muzeun Historik Kombëtar në shenjë nderimi për mjeshtrin e madh të valles shqipe Rexhep Çeliku.

Valltarja edhe partnerja e tij e skenës Lili Cingu e pikëlluar thotë se Rexhep Çeliku ishte një shqipe që depërtonte me vallen e tij lehtësisht te spektatori vendas dhe i huaj.

Drejtoresha e Operas dhe Ansamblit  Zana Çela e cilëson humbje e madhe për kombin dhe artin.

Gerti Druga dejtori artistik i Ansamblit e cilëson veten me fat që bashkëpunoi me Rexhep Çelikun edhe për festimet e 60 vjetorit të Ansamblit.

Kolegët e ngushtë me të cilët ndau skenën dhe miqësinë, vlerësonin dëshirën dhe entuziazmin që ai kishte për jetën.

Vallja të mos ndalet e shqipja të fluturojë lart ishte dëshira e Rexhep Çelikut. Valltarët pasardhës, me të cilët punoi një jetë të tërë te bindur janë se zëvendësimi i tij është i vështirë, por ata ndihen të frymëzuar që të vazhdojnë me dashuri në rrugën e tij.

Mjeshtri i baletit Albert Janku, shpreson që vallja shqipe të vazhdojë rrugëtimin vezëllites si dikur.

Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku humbi betejën me një sëmundje të rëndë që i mori jetën në moshën 63 vjeçare.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në vendin tonë. Gjatë një karriere te gjate prej 4 dekadash  për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut me interpretimet e tij në skenë. Dhe vlerësimet më të mëdha sefundmi edhe titullin “Nderi i Kombit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!