“I jemi drejtuar ambasadave, politika është pjesë e lojës”/ Rëndohet gjendja shëndetësore e një tjetër naftëtari

schedule10:42 / 26/02/2020

Vazhdon greva e naftëtarëve të Ballshit, një tjtër grevist është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për “ABC News” se nuk do të ketë ë negociata dhe deri më tani nuk është kaluar asnjë pagë e prapambetur. Ndërkohë që naftëtarëve iu premtua se do ti kalonte një nga pagat e prapambetura.

Kujtojmë se naftëtarët parlajmëruan se do të ketë përshakllëzim të protestës nëse nuk marrin asnjë përgjigje nga qeveria.

Ndërkohë, përfaqësuesi i grevistëve, Sokol Dautaj shprehet se ata kanë humbur çdo lloj besimi, pasi nuk është mbajtur asnjë afat.

Sokol Dautaj: Sot është dita e dhjetë e grevës së urisë. Gjendja është shumë e rënduar. Kolegët janë acaruar sepse është thyer besimi dhe nuk kanë kaluar pagat. Mbrëmë janë prononcuar në një nga televizionet dhe kanë thënë se pagat janë kaluar, por nuk kanë kaluar sepse ne na vjen njoftimi në telefon.

Si do të jetë reagimi juaj?

Sokol Dautaj: Reagimi jonë do të vazhdojë, ne nuk kërkojmë më vetëm tre pagat. I jemi drejtuar Ambasadës Amerikane, vetëm këtu tek ne nuk ka vlerë nafta. Të humburit jemi ne, nuk ka të humbur të tjerë. Bëj një kërkesë të qartë, kam 23 paga pa marrë. Nuk kam më besim. Ambasadat të reagojnë, politika është pjesë e kësaj loje dhe po hesht./abcnews.al

schedule10:42 / 26/02/2020