Gratë naftëtare: Dalim nga greva për 2 orë për të dialoguar me Ramën

schedule10:43 - 8 Nëntor, 2020

schedule 10:43 - 8 Nëntor, 2020

Gratë naftëtare kanë bërë një hap drejt zgjidhjes së ngërçit të krijuar prej më shumë se tre javësh, duke pranuar një kusht të kreut të qeverisë Edi Rama për t’u ulur në dialog.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se në ditën e 25 të grevës së urisë ato kanë deklaruar se do të dalin nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrit.

“Do të dalim nga greva qoftë edhe  për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nesë nuk na jepet zgjidhje do ti rikthehemi prapë grevës”, shprehen ato./mv.abcnews.al