I futi thikën në fyt, nusja dibrane pranon krimin: E vrava vjehrrën pas sherrit

schedule12:42 - 11 Prill, 2021

schedule 12:42 - 11 Prill, 2021

ABC zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku nusja vrau vjehrrën. Ngjarja ndodhi në fshatin Burim të Maqellarës. Gjatë mbrëmjes ka pasur një debat mes vjehrrës Naile Markja 74-vjeçe dhe nuses Miranda Markja 44 vjeç.

Sherri agravoi dhe nusja mori thikën duke ia ka vënë në fyt vjehrrës, duke e goditur. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë thikën në bark e kraharor duke i marrë jetën.

Familjarët dëgjuan zhurmën dhe njoftuan menjëherë policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se, 44 vjeçarja ka pranuar krimin, ndërsa mësohet se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se ngjarja ka qenë pas një konflikti të çastit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!