Nusja vret vjehrrën me thikë

schedule10:48 - 11 Prill, 2021

schedule 10:48 - 11 Prill, 2021

Dibra është zgjuar e tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim në familje.

Një 44-vjeçare nga fshati Burrim në Dibër vrau vjehrrën me thikë pas një debati në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë Miranda Markja 44-vjeçe qëlloi disa herë me thikë vjehrrën Naile Markja 74-vjeçe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Pas krimit, 44-vjeçarja është prangosur. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./ db/Abcnews.al