I ftohti ekstrem në Shqipëri, dëbora zbret nga veriu në jug, mbulon Vlorën

schedule19:24 - 22 Janar, 2022

schedule 19:24 - 22 Janar, 2022

Moti i keq nga veriu ka zbritur duke “mbërthyer” edhe jugun. Mbrëmjen e sotme reshjet e dëborës kanë zbardhur Fierin, Vlorën dhe rrethinat. Gazetari i “ABC” në Vlorë Elton Nikaj raporton se reshjet vijojnë që të bien me intensitet. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes sidomos në Llogora.

Për momentin nuk raportohet për probleme me qarkullimin. Vendi prej disa ditësh është “pushtuar” nga moti i keq, dëborë dhe ngrica, ndërsa në fillim të javës që vjen temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë dhe për këtë arsye ministria e Arsimit mbylli shkollat për tre ditë./ Abcnews.al