I është bërë ves, Juventusi tenton sërish një objektiv të Interit

schedule11:20 - 4 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 4 Korrik, 2020

Edin Dzeko, edhe pse i ka mbushur 34 vjeç, vijon të kërkohet në merkato. Sulmuesi boshnjak i Romës ka dalë në skenë për Juventusin tani dhe lajmi raportohet nga Tuttosport, gazetë shumë pranë bardhezinjve.

Raportohet se Maurizio Sarri kërkon një tjetër sulmues qendror, pasi Gonzalo Higuain mund të largohet në fund të sezonit. Trajneri i Juventusit e ka pëlqyer gjithmonë kapitenin e Romës dhe tani do tentojë ta ketë në skuadrën e tij.

Roma nga ana tjetër po kalon momente të vështira financiare dhe për bardhezinjtë mund të jetë më i lehtë transferimi i Dzeko. Këtë sezon sulmuesi është paraqitur mirë, duke shënuar 17 gola në 35 ndeshje, ndërkohë që ka dhënë edhe 9 asiste për shokët e skuadrës.

Emri i Dzeko është lidhur edhe me Interin, që gjithashtu e kërkon një sulmues që prej muajit janar. Trajneri Antonio Conte nuk ka asnjë alternativë në rast se mungon Romelo Lukaku dhe ka kërkuar me ngulm edhe një sulmues qendre. /abcnews.al