“I dua shumë rusët”, deklarata e Ornela Mutit ngjall diskutime te publiku

schedule22:59 - 27 Mars, 2022

schedule 22:59 - 27 Mars, 2022

Aktorja e njohur italiane, Ornella Muti, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse ka folur së fundmi për luftën në Ukrainë.

Ajo është pyetur se cili është mendimi i saj lidhur me këtë situatë, aktorja pati disa momente hezitimi.

“Unë jam gjysmë ruse dhe është një çështje që s’më përket mua. I dua shumë rusët dhe ata më duan mua dhe për këtë më vjen keq. Lufta është gjithmonë e gabuar,”  tha Ornella.

Kur gazetarja e pyeti se kush është agresori dhe kush është viktima, aktorja vetëm tundi kokën pa dhënë asnjë përgjigje Ornella duket se preferon të jetë e distancuar. Ndërkohë, deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik.

Kujtojmë që më herët, 67-vjeçarja ka bërë kërkesë për marrjen e nënshtetësisë ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!