I doli emri në përgjimet e rrjetit të prostitucionit, Madonna shqiptare tregon si qendron e vërteta e raportit me Zogun e Tiranës

schedule10:20 - 4 Prill, 2023

schedule 10:20 - 4 Prill, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në “ABC e Mëngjesit”, Madonna Shqiptare nuk nguroi të fliste edhe për lajmet që dolën para disa kohësh, ku thuhej që ajoo bashkëpunonte me Hermes Nikajn, i njohur si Zogu i Tiranës.

Emri i saj u lakua në përgjimet e rrjetit të prostitucionit që u bënë publike dhe këngëtarja sqaroi se si qendron e vërteta. Ajo mohoi kategorisht gjithçka duke thënë se nuk ka lidhje fare me këtë çështje dhe ndau detajet e vërteta.

“Kur kam ardhur në Shqipëri nuk e njihja Zogun me thënë të drejtën se unë vija një herë në 4 vjet ose 5 vjet. Më ftuan te ai emisioni i mëngjesit që bënte dhe më morën në telefon siç më morët dhe ju. Edhe më mori Zogu dhe më tha: ‘Madonna e pimë një kafe?’. Po, i thash, edhe folëm për emisionin, për lajmet e gazetave. Edhe më thoshte, nëse ke artist të rinj që njeh, mund t’i drejtosh te unë që t’i nxjerr në TV kundrejt një pagese 50 euro. Nuk dua shumë, tha, me pak kënaqem. Po gjetëm, do të tregoj, i thash.

Pasi kemi mbaruar emisionin, kemi dal, kemi ngrënë diçka diku. Unë për respekt, nuk e dija që ai ishte në përgjim nga policia.  Prandaj është lakuar emri im, që unë e kam ditur që Zogu bën këto gjëra.

Kur shkoj në Zvicër, më thotë dikush, moj ta kanë lakuar emrin dhe ty me Zogun. Ai është futur në burg, është kapur me femra. Unë nuk e dija dhe më marrin në telefon nga një TV tjetër dhe më thonë të sqarojë si është e vërteta”, tha Madonna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!