I dha Elvana Gjatës vetëm 2 pikë në Festivalin e Këngës, Minga tregon arsyen pas katër vitesh

schedule10:55 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:55 - 7 Dhjetor, 2023

Disa vite më parë, etnomuzikologia Mikaela Minga dhe poetja Rita Petro i dhanë këngëtares Elvana Gjata nga dy pikë në Festivalin e Këngës. Si pasojë, këngëtarja kaloi në vendin e dytë dhe humbi mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

LEXO EDHE: “Vaçe Zela erdhi nga Lushnja me një valixhe druri”, Minga: Pse nuk arriti të pranohej në Liceun Artistik

E ftuar në “Pas Mesnate”, Minga ka deklaruar pas katër vitesh se e ka konsideruar të drejtë këtë vendim, në mënyrë që të ketë shërbyer si frymëzim për metodat e vlerësimit.

“Në qoftë se do të kishte një kritikë konstruktive në lidhje me teknikën e votimit do të ndaloja të reflektoja, kurse pjesa tjetër nuk do ta quaja kritikë, por një lloj reagimi shumë instiktiv sa i takon çështjes së pëlqimit dhe mospëlqimin, domethënë. Unë uroj që të kem shërbyer si një mundësi që dhe Festivali të reflektojë për metodat e vlerësimi. Ç’ka ndodhi dhe në Festivalin e kaluar, ku u përfshi dhe publiku në votim dhe kënga më e votuar e publikut shkoi në Eurovizion. Për të treguar që pse jo, duke qene se është një festival popullor le të mos ketë vetëm votën e jurisë. Më duket që është një mënyrë e mirë gjykimi, por ngelet për t’u testuar. Nuk mund të nxirren përfundime me vetëm një vit, duhet një farë kohe, duhet që dhe kjo votë publike të ketë format e veta të demokratizimit me të gjitha mënyrat dhe mendoj që është e nevojshme”, u shpreh Minga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!