Mbretëria e Bashkuar duhet të shpërndajë vaksina në vendet e tjera në nevojë më të madhe sesa të rrisë ritmin e vaksinimeve për qytetarët e saj, ka thënë i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.
Duke folur në BBC, David Nabarro tha se shumica e botës “po përjeton një periudhë shumë të errët” dhe pandemia ishte “më e ashpër se kurrë”, me një mungesë testimi që do të thotë se shifrat aktuale ishin më të mëdha.
Ai tha: “Ju lutem që ne duhet të përpiqemi të shpërndajmë vaksinat tek ata që kanë më shumë nevojë tani në këtë periudhë e mungesë akute të furnizimit dhe mbrojtja shtesë për njerëzit në vendet e pasura duhet të vijnë pak më vonë “.