I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Franca 43 vjeçari

schedule14:58 - 27 Mars, 2023

schedule 14:58 - 27 Mars, 2023

Një 43 vjeçar është ekstraduar këtë të hënë nga Franca. Policia bën me dije se shtetasi Bledat Mneri ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim.

Mneri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Vasil Biba, në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al