I dëmtuar që prej qershorit, “bomberi” i Roma-s kërkon rikthimin në Premier League

schedule12:16 - 31 Tetor, 2023

schedule 12:16 - 31 Tetor, 2023

Mund të ishte një nga më të mirët e botës, por dëmtimët nuk po e “lëshojnë”. “Bomberi” anglez i “verdhekuqve” të Roma, Tammy Abraham është duket kaluar një moment tejet të vështirë në karrierën e tij, teksa që prej qershorit të këtij viti është i dëmtuar dhe pritet që rikthimin në fushën e blertë ta bëjë në janarin e vitit 2024.

Tepër i mërzitur nga mënyra se si karriera e tij po shkon në Serie A, nga mediat italiane mësohet, se “bomberi” 26-vjeçar ka vënë në lëvizje menaxherin e tij, për t’i kompletuar një rikthim aty ku nisi gjithçka, në Premier League, ku klubet që kërkojnë shërbimet e “shtatlartit” të sulmit janë të shumta.

Deri më tani janë 3 klube të cilat e kanë shfaqur haptazi interesimin për “yllin” anglez. Bëhet fjalë për skuadrat e Brentford, Aston Villa e Chelsea, me këta të fundit që e shitën te Roma për shifrën e 41 milionë eurove dhe tanimë kërkojnë ta risjellin sërish, në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së lartë në treg, Abraham nuk ka luajtur ende 1 minutë këtë sezon dhe nuk dihet nëse do të transferohet nga Roma, që në merkaton e dimrit apo të do të presë hapësirën verore të transferimeve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!