Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dehur në timon, humb patentën përjetë/ Ashpërsohet Kodi Rrugor, miratohen ndryshimet

schedule18:05 - 19 Qershor, 2026

schedule 18:05 - 19 Qershor, 2026

Ashpersohen ndeshkimet per shkeljet nga drejtuesit e mjeteve. Nje nga masat me ekstreme te ndryshuara ne kodin rrugor eshte per perdorimin e alkolit nga drejtuesit e mjeteve. Sipas saj,  cdo shofer qe rezulton ne test me nivel alkooli ne gjak me te larte se 0.5 dhe eshte perserites I kesaj shkelje, nuk do mund te kete kurre ne jete leje drejtimi per automjet.

Masat në kodin rrugor janë ashpërsuar edhe për drejtimin e automjetit pa patentë.  kushdo qe konstatohet ne timon pa pasur patente, I shtyhet me nje vit  marja e lejes se drejtimit.

Për të miturit kjo mase bëhet edhe më e ashpër, pasi e drejta për t’u pajisur me patentë shtyhet me dy vjet, nga 18 vjec qe eshte mosha e marrjes se patentes, ne 20 vjec. Ndryshimet ne Kodin rrugor pritet te forcojne rregullat edhe  për shoferët e rinj, që kanë marrë patentën gjatë dy viteve të fundit.



Për këtë kategori propozohet tolerancë zero ndaj alkoolit, duke kerkuar nivelin 0 gram alkool ne testin perkates me drager, kufizime të shpejtësisë deri në 90 kilometra në orë në autostradë dhe 80 kilometra në orë jashtë zonave të banuara.

Shkelja e këtyre rregullave ndëshkohet me gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh. Nëse brenda një viti kryhen dy shkelje, periudha e kufizimeve zgjatet nga dy në tre vite.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me pezullimin e patentës. Nëse më parë kjo masë mund të shmangej duke paguar dyfishin e gjobës, tashmë pezullimi do të zbatohet automatikisht për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe gjobat për shpejtësinë në zonat e banuara, garat me makina dhe manovrat e rrezikshme, të cilat do të variojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që kapen dy herë brenda një viti duke përdorur celularin në timon do të përballen me pezullim të patentës për tre muaj.

Ndalimi i përdorimit të celularit shtrihet jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për përdoruesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!