I biri feston 10-vjetorin e lindjes, Xhemi Shehu ndan pamje nga surpriza

schedule17:57 - 27 Maj, 2021

schedule 17:57 - 27 Maj, 2021

Sot për moderatoren Xhemi Shehu është një ditë e veçantë. Djali i saj i madh, Martini mbush 10 vjeç dhe nuk kishte se si mami Xhemi të mos i organizonte një festë.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka treguar se vogëlushin e kanë befasuar me një tortë dhe ëmbëlsira bojëqielli që mbajnë numrin 10.

“10 vjet mam”, shkruan Xhemi krah fotos teksa ka postuar edhe një foto e veshur me bojëqielli.

Moderatorja duket si gjithmonë në formë perfekte, por nuk ka zbuluar detaje të tjera nga festa./abcnews.al