I bën ballë paragjykimeve, çifti shqiptaro-francez tregon historinë e dashurisë: Si reaguan prindërit

schedule10:16 - 29 Janar, 2024

schedule 10:16 - 29 Janar, 2024

Infermierja shqiptare, Linda Marquat dhe sipërmarrësi francez, Jordan Marquat janë një ndër çiftet më të bukura shqiptaro-francez. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar historinë e tyre të dashurisë, e cila i ka bërë ballë çdo paragjykimi.

Sakaq, Linda ka theksuar se shpreson që të gjitha vajzat të kenë fatin e saj.

“Ne jemi njohur në një restorant para katër vitesh dhe nga ai moment historia jonë ka filluar. Më ka kërkuar Jordani mua, pasi ka kërkuar numrin tim. Shpresoj që të gjitha vajzat të njohin fatin e jetës sikur e kam njohur unë.

Unë kam lindur në Prishtinë dhe prindërit e mi donin që të merrja një shqiptar, por fati kështu ishte i shkruar”, u shpreh ajo.

Prindërit e mi nuk kanë pasur asnjë paragjykim për ne dhe e rëndësishme është lumturia jonë”, shtoi Jordan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!