EMRI/ I bëjnë pritë, ekzekutohet me pesë plumba shqiptari në Greqi

schedule08:20 - 27 Korrik, 2023

schedule 08:20 - 27 Korrik, 2023

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik. Ai u qëllua për vdekje para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke.

Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari Erald Jonuzi u gjet i përgjakur në trotuar.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra/n.m.abcnews.al