I ati druhet se mund ta torturojnë, Bjellorusia: Protasevich po mbahet në paraburgim në Minsk

schedule20:55 - 24 Maj, 2021

schedule 20:55 - 24 Maj, 2021

Roman Protasevich, gazetari opozitar që u arrestua pas devijimit të avionit ku ai ndodhej në Bjellorusi, po mbahet në një qendër paraburgimi në kryeqytetin Minsk. Lajmin e bëri të ditur ministria e Brendshme e vendit.

Në një deklaratë të ndarë me mediat shtetërore, ministria tha se Protasevich nuk ishte ankuar për shëndetin ndërsa ndodhej në paraburgim.

Më herët babai i tij, Dmitri, i tha BBC se druhej se djali i tij mund të torturohej në paraburgim dhe mund të përballet me dënimin me vdekje. Protasevich është arrestuar në lidhje me protestat masive të vitit të kaluar kundër presidentit autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. sb/abcnews.al/