I akuzuar për krime lufte, shtyhet gjyqi për ushtarin rus

schedule15:44 - 13 Maj, 2022

schedule 15:44 - 13 Maj, 2022

Gjyqi i Vadim Shyshimarin, ushtari i parë rus i akuzuar për krime lufte do të rifillojë në Kiev më 18 maj, pas një diskutimi mes gjyqtarëve dhe avokatëve për çështje procedurale, sipas BBC.

Lexo edhe: Del përpara gjyqit ushtari i parë rus i dyshuar për krime lufte

Shishimarin, i cili konfirmoi se ishte një ushtarak rus, mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzat për krime lufte dhe vrasje me paramendim.

“Një nga ushtarakët urdhëroi të akuzuarin të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte,” sipas një deklarate nga zyra e prokurores Iryna Venediktova të enjten.

Rusia tha se nuk kishte informacion në lidhje me gjyqin dhe ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo përfshirje në krimet e luftës.

Është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë ruse ndiqet penalisht për një krim lufte. Zyra e prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!