Ish- presidenti peruan Alejandro Toledo ka mbërritur në Lima pas ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u gjykuar për akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në skandalin Odebrecht, një rast për të cilin ai mund të përballet me 20 vjet burg.
77 vjeçari i cili ka qenë në krye të shtetit në vitet 2001-2006 ishte shpallur në kërkim nga drejtësia peruane që nga viti 2018.
Ai mbërriti në Los Anxhelos të dilën nën vëzhgimin e agjentëve të Interpolit, të cilët më pas ia dorëzuan policisë dhe prokurorëve peruanë. Ai akuzohet se ka marrë 35 milionë dollarë ryshfet nga grupi brazilian i ndërtimit Odebrecht, pjesë e një skandali të madh korrupsioni në Amerikën Latine – në këmbim të kontratave të punëve publike.
Pasi u soll para një gjyqtari dhe iu nënshtrua një kontrolli mjekësor, Toledo do të dërgohej në burgun Barvadillo, brenda Drejtorisë së Operacioneve Speciale të policisë, ku ndodhen dy ish-presidentë të tjerë, Pedro Castillo (2021-2002) dhe Alberto Fujimori i viteve (1990-2000).
Ai do të qëndrojë në paraburgim për 18 muaj, në pritje të fillimit të gjykimit./abcnews.al